Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Po ndiqeshin nga policia, dy të rinjtë shqiptarë me makinë të vjedhur përplasen në një shtyllë
Tentativa e dy të rinjve shqiptarë për t’u arratisur me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi mëngjesin e së premtes në Bologna të Italisë. Automjeti tip Audi, që rezultoi e vjedhur, u përplas me një shtyllë teksa po ndiqeshin nga policia. Për pasojë ndërroi jetë njëri prej tyre, 18-vjeç, ndërsa tjetri, 19-vjeç, u dërgua në spital pa lëndime serioze. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll. Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë. Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën...