Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Parlamenti i ri nis me debate, Berisha rinis akuzat, Rama: Mos e pengo kundërshtarin që gabon
Sot paradite u zhvillua mbledhja e parë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe drejtues të institucioneve të pavarura ndoqën nisjen e punimeve të legjislaturës së 11. Seanca e parë u drejtua nga deputeti më i vjetër, socialisti Vasil Llajo. Kjo seancë e parë ka karakter ceremonial dhe i vetmi vendim ishte ngritja e komisionit të përkohshëm që verifikon mandatet e deputetëve. Sipas Rregullores, diskutimet nuk lejohen derisa Kuvendi të ngrejë strukturat e tij, por lideri i opozitës, Sali Berisha, vendosi ta injorojë këtë ndalim. “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi...