Formimi i qeverisë, Rama takim me Begajn për të mandatuar kabinetin e ri

Formimi i qeverisë, Rama takim me Begajn për të mandatuar kabinetin e ri

Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të presë në ambientet e Institucionit të Presidentit Kryetarin e Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministrin Edi Rama, për ta mandatuar zyrtarisht për formimin e qeverisë së re. Ky takim vjen pas nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re. Mandatimi i qeverisë së re nga Presidenti Begaj është hapi formal që i hap rrugën nisjes zyrtarisht të punës nga ministrat e rinj. Ky do të jetë mandati i katërt qeverisës për Edi Ramën, i cili ka qenë Kryeministër i vendit që nga viti 2013.