PD, më e pagdhendshme se kurrë!

PD, më e pagdhendshme se kurrë!

Opozita në Shqipëri, më saktë PD, nuk suprizoi aspak me llojin e nisjes së sezonit të ri parlamentar. Ajo, e cila ka vetëm pamjen dhe psikologjinë e Berishës, e gjendur në ditët më të rënda të saj që nga ‘97-ta prej një rrudhjeje të frikshme, deri në dilemën nëse duhet të ekzistojë apo jo si parti, u rishfaq me të njëjtën metodikë politike, paçka se e njëjta i çon vetëm në humbje dhe ftohje të shqiptarëve me të. Ata pak deputetë të saj, përballë një mazhorance po ashtu të frikshme, bllokuan foltoren e parlamentit të ri që në seancën e parë, duke bërë të vetmen gjë që ditën të bëjnë: të akuzojnë, të akuzojnë, të akuzojnë. Se si akuzojnë, kjo dihet tashmë dhe nuk përbën...