“Kam folur me Tudor, por…” Zhegrova humbet sfidën me Inter: Nuk jam gati

“Kam folur me Tudor, por…” Zhegrova humbet sfidën me Inter: Nuk jam gati

Juve-Inter “ndez” Serie A, por nuk e ka luksin ta shijojë nga fusha këtë super sfidë, Edon Zhegrova. Në ditën e tij të prezantimit, si një nga blerjen e bujshme të “Zonjës së Vjetër”, ishte vetë Zhegrova i cili konfirmoi se nuk është ende gati të zbres në fushë, nuk është rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjes që iu nënshtrua në ije: “Jam shumë i lumtur, jam pritur shumë mirë këto ditë nga i gjithë ambienti. Kam kaluar një periudhë të vështirë, por tani jam mirë. Kam folur me Tudor, por nuk mund të jem pjesë e ekipit për këtë takim, më duhet ende të punoj. Do të mbështes ekipin”, u shpreh Zhegrova. ()