Mandatimi i qeverisë së re/ Rama mbërrin në Presidencë, pritet nga Begaj

Mandatimi i qeverisë së re/ Rama mbërrin në Presidencë, pritet nga Begaj

Pas çeljes së legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re. Kështu Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në zyrën e Presidentit Begaj. Presidenti do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, e më pas kabineti qeveritar i përgatitur tashmë nga ky i fundit, duhet të kalojë në Kuvend për votim së bashku me programin elektoral qeverisës. Në seancën e radhës, kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti i “Rama 4” do të shkojë për betim tek presidenti Bajram Begaj, i cili do të nxjerrë dekrete individuale për secilin prej 16 ministrave. Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri...