Kuvend i ri, skenare të vjetra/ Rama konsultohet me Diellën pas tensioneve PD-PS: Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kuvend i ri, skenare të vjetra/ Rama konsultohet me Diellën pas tensioneve PD-PS: Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Sesion i ri parlamentar, debate të vjetra. Ditën e sotme, më 12 shtator, nisi punimet Kuvendi i ri. Edhe pse seanca e parë kishte karakter ceremonial, tensionet mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan. Kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, por kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet. Ai akuzoi mazhorancën se është parti e krimit. Në këto kushte, emrat u propozuan vetëm nga PS dhe deputeti Llajo u detyrua të mbyllte seancën. Kreu  i qeverisë, Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar në parlament. Përmes një statusi në rrjetin social X, ai thotë se u konstultua me Diellën,...