Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, deputetët rikthehen pasdite për t’u betuar

Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, deputetët rikthehen pasdite për t’u betuar

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve. Gjatë minutave të fundit për seancën e parë parlamentare, u propozuan edhe anëtarët. Socialisti Taulant Balla ishte ai i cili propozoi emrat, teksa në sallë demokratët po shkaktonin zhurmë. Anëtarët e komisionit, të cilët u miratuan më pas, janë: -Milva Ekonomi -Olsi Komici -Aulona Bylykbashi -Hatixhe Konomi -Elton Korreshi -Arkend Balla. Top Channel