Kryediplomati polak në Kiev për bisedime të sigurisë

Kryediplomati polak në Kiev për bisedime të sigurisë

Ministri i Jashtëm i Polonisë ka arritur në Kiev më 12 shtator për bisedime të sigurisë, disa ditë pasi në hapësirën ajrore të Polonisë u futën dronë rusë, ngjarje që nxiti shqetësime se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në shtete të tjera. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, publikoi fotografi të takimit të tij me homologun polak, Radoslaw Sikorski, në një stacion treni në Kiev. “Në dritë të përshkallëzimit të terrorit të Rusisë kundër Ukrainës dhe provokimeve kundër Polonisë, ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi Sybiha në rrjetet sociale. “Do të zhvillojmë bisedime të rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe për presionin ndaj Moskës”, shtoi ai. Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s rrëzuan...