Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dy karrige bosh! Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në Kuvend
karriget bosh TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë munguar në seancën e sot të Kuvendit, edhe pse kishin një ftesë për të qenë të pranishëm. Dy karriget e rezervuara për ta qëndruan bosh në ambientet e llozhës së Kuvendit. Ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik, krerët e komuniteteve fetare si dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe. Ky qëndrim i përfaqësuesve të organit të akuzës, vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së nuk i kurseu akuzat për organet e drejtësisë, që sipas tij janë ende të brishta. Rama akuzoi SPAK, për rastin Veliaj, se i kanë shkelur...