Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Çela: S’e di ç’është kjo shoqëri, por ngjan e mbushur gjithë marrëzi…
Nga: Zija Çela E ndiej si në shkallët e hierarkive politike dhe në hambarët e shoqërisë civile gjëmon kori servil. Po shihet qartë si njerëzorja nuk ka më vlerë, kur baltë bëhet dinjiteti dhe nderi qenërisht hidhet n’erë.Pse mbyllim sytë? S’e di pse mbyllim sytë, mos presim balta me na mbytë?!Ç’është kjo shoqëri?! S’e di ç’është kjo shoqëri, por ngjan e mbushur gjithë marrëzi. Korja jashtë – luks i ri, në brendësi – plot varfëri, hendeku ndarës – pafundësi, heshtja – kavernë në mushkëri.Flasim pastaj për demokraci!… Demokracia e zhvilluar s’vjen kurrë si peshqesh nga burokracia, ashtu si liria s’ka ardhur kurrë nga burracakëria.*Titulli i origjiinalit: “Nderi dhe balta” Nga: “Fletorja e Shënimeve” ObserverKult Zija Çela Lexo edhe: ZIJA ÇELA PËR HUMBJEN E DJALIT TË...