Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
A e dini ç’është “Alegoria e Shpellës së Platonit”?
Nga Neel Burton Ndoshta alegoria më e famshme në filozofi është Alegoria e Shpellës së Platonit, në të cilën Platoni, nëpërmjet Sokratit, krahason njerëzit të cilëve u mungon mësimi filozofik, me të burgosurit që kanë kaluar tërë jetën e tyre në një shpellë të nëndheshme dhe nuk e kuptojnë se ekziston një botë e madhe, përtej asaj që ata perceptojnë. Alegoria e Shpellës nuk është tamam një mit, për aq sa i mungon dimensioni i shenjtë që është thelbi i mitit. Por, Platoni shkroi gjithashtu mitet e ‘mirëfillta’ në dialogët e tij sokratikë, duke kapërcyer kështu – dhe në mënyrë të pazakontë për kohën – ndarjen e mprehtë midis mitos dhe logos: midis rrëfimit dhe ligjërimit të arsyetuar. Platoni nuk shkroi argumente analitike të thata,...