Mediat greke jehonë kandidates së Adriatik Lapajt: Një zë i ri për helenizmin në Parlamentin shqiptar

Mediat greke jehonë kandidates së Adriatik Lapajt: Një zë i ri për helenizmin në Parlamentin shqiptar

Portali grek ‘apenadi.blogspot.com’ i ka bërë jehonë futjes në parlamet të kandidates së ‘Shqipëria Bëhet’, Anna Partali-Daiko, e cila do të jetë përfaqësuese e Adriatik Lapajt në Kuvendin e Shqipërisë. Në një shkrim botuar ditën e djeshme, futja e deputetes Partali-Daiko shihet si një zë për helenizimin në Parlamentin shqiptar. Më poshtë shkrimi i plotë: Që nga nesër, helenizmi i Shqipërisë fiton një përfaqësim të ri dhe të veçantë në Parlamentin e vendit. Anna Partali–Daiko, me origjinë nga Simatati i Leshnicës së Poshtme, do të ulet në karriget parlamentare, duke përfaqësuar nismën “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Ky zhvillim shënon një moment historik për Leshnicën, pasi pikërisht një shekull pas zgjedhjes së Nikola Ev. Lezos në vitin 1925, një tjetër bashkëvendës merr rol në skenën...