Rusia thotë se ka rrëzuar mbi 200 dronë ukrainas

Rusia thotë se ka rrëzuar mbi 200 dronë ukrainas

Rusia tha se ka rrëzuar 221 dronë ukrainas gjatë natës, një nga shifrat më të larta të dronëve të rrëzuara që kur ka nisur lufta mes dy shteteve mbi tre vjet më parë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 12 shtator se sistemet e mbrojtjes ajrore “kanë penguar dhe shkatërruar” dronët, mbi gjysma e të cilëve fluturuan mbi rajonet e Brjanskut dhe Smolenskut. Në mesin e dronëve të rrëzuara përfshihen edhe 28 avionë, që Rusia tha se i rrëzoi mbi rajonin e Leningradit. Guvernatori i Leningradit, Aleksandr Drozdenko, tha se shpërtheu një zjarr në një anije në portin e Primoskut, në Detin e Zi, pas sulmeve me dronë në këtë rajon. Sulmet vijnë pasi Polonia, që gjendet në kufi me Ukrainën, më herët gjatë javës...