27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Sot pluralizmi është i shtypur, do luftojnë për kthimin e votës së lirë

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Sot pluralizmi është i shtypur, do luftojnë për kthimin e votës së lirë

Sot, më 12 shtator, bëhen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur pranë selisë së Partisë Demokratike në vitin 1998. Në atë kohë, Hajdari u qëllua për vdekje, në një atentat që Partia Demokratike e cilësoi si vrasje politike, duke akuzuar qeverinë e Fatos Nanos për përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Partia Demokratike zhvilloi sot, më 12 shtator, homazhe te memoriali i Azem Hajdarit në qendër të Tiranës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e tij si dhe kreu i selisë blu, Sali Berisha por edhe mbështetës të Hajdarit. Berisha tha se tani është momenti të ‘ngrihemi të rrëzojmë Ramën’. Fjala e Berishës: Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun...