LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të sekretariatit

LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të sekretariatit

Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar. Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja, tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit. Deputetja e PD-së Klodiana Çapja e ka nisur me bojkot, duke refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve. Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja. Top Channel