Ermonela Jaho: Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë”, sepse është zëri i shpirti ai që na lidh të gjithëve

Ermonela Jaho: Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë”, sepse është zëri i shpirti ai që na lidh të gjithëve

Nga Julia Vrapi Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho këtë shtator vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert gala. “Kur ndjenjat marrin zë” do të sjellë për publikun kryevepra botërore. Me interpretimin e sopranos Ermonela Jaho, nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, me korin dhe orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë. TKOB për mbrëmjen gala “Kur ndjenjat marrin zë” ka ndarë në faqen e tij dhe mesazhin e sopranos Ermonela Jaho. Sopranoja shqiptare me një aktivitet të suksesshëm ndërkombëtar shprehet ndër të tjera se koncerti gala vjen me titullin “Kur ndjenjat marrin zë”, sepse është zëri...