Sot 27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, PD mban ceremoni përkujtimore

Sot 27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, PD mban ceremoni përkujtimore

Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 09:51 Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më emblematike të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Në nderim të kësaj dite, eksponentë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga kryedemokrati Sali Berisha, si dhe deputetë të tjerë nga radhët e opozitës, kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit të Azem Hajdarit në qendër të Tiranës. Pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur një moment heshtjeje në kujtim të tij, duke e cilësuar Hajdarin si simbol të rezistencës ndaj diktaturës dhe një figurë kyçe në rrugën drejt demokracisë në Shqipëri. “Në këtë përvjetor të rënies së tij, për të mbetur i pavdekshëm. Janë më të gjallë se kurrë, në idealet...