Tentuan vrasjen e një shtetasi pas një konflikti banal, Prokuroria Fier dërgon për gjykim 2 persona

Tentuan vrasjen e një shtetasi pas një konflikti banal, Prokuroria Fier dërgon për gjykim 2 persona

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona pasi tentuan të vrisnin me armë Orges Buzin më 30 korrik të vitit 2023. Bëhet fjalë për Enea (Ledion ) Nebiun dhe Klenis Kazazajn, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e tentativës për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Sheq i madh” në Fier. Njoftimi i Prokurorisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.N. dhe K.K., për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë ndaj shtetasit O.B., ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municiionit’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’ parashikuar nga nenet 76-22, 278/1 dhe 300 të Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin...