Përkujtohet Azem Hajdari/Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe pranë monumentit të tij

Përkujtohet Azem Hajdari/Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe pranë monumentit të tij

Partia Demokratike zhvilloi sot, më 12 shtator, homazhe te memoriali i Azem Hajdarit në qendër të Tiranës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e tij si dhe kreu i selisë blu, Sali Berisha por edhe mbështetës të Hajdarit. Ata vendosën kurora me lule në memorialin në nder të tij. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për situatën aktuale në Shqipëri. “Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrat shqiptar, për çdo deputet të PD, për çdo drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar votën e lirë, fjalën e lirë. Dhe njëherë të gatshëm për çdo sakrificë pasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica....