Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Konjat. Aksidenti ndodhi në orën 5.25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke i linjës Tiranë-Athinë ka marrë para një motomjet. Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e autobusit. Njoftimi i Policisë Lushnjë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi...