Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Betohen 140 deputetët, të hënën prezantohet qeveria “Rama 4”
Sot, më 12 shtator, në orën 10:00, nis zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. Roli i drejtuesit të përkohshëm i është besuar deputetit socialist Vasil Llajo. Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, në pjesën e dytë të seancës, deputetët do të betohen një nga një....