‘Balluku, interlokutorja e investitorëve arabëve’/ ‘Rama 4’, Burimi: S’mund ta rikonfirmosh, e ke me një mal me akuza!

‘Balluku, interlokutorja e investitorëve arabëve’/ ‘Rama 4’, Burimi: S’mund ta rikonfirmosh, e ke me një mal me akuza!

Gazetari Genc Burimi, teksa ka komentuar kabinetin e ri qeverisës ‘Rama 4’, u shpreh se ajo që duhej parë me shqetësim është mbajtja në pushtet e Belinda Ballukut dhe zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, një provokim siç e konsideroi ai për opozitën. Në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi tha se nuk mund të rikonfirmosh në qeveri, një personazh si Balluku, e cila është atakuar me akuza tejet të rënda nga opozita për korrupsion dhe lidhje të ngushta me sheikët arabë, teksa iu referua investimeve faranike në Portin e Durrësit dhe ndërtimin e porti të ri, në Porto Romano. Sipas Burimit, hyrja në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë objektiv, sa kohë që ti si qeveri nuk ke mjaftueshëm ekonomi për të zhvilluar vendin....