Hetimet për Veliajn, Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Hetimet për Veliajn, Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Në një emision televiziv, Lala tregoi se në përfundim të hetimit rezulton se në çështje janë të përshirë edhe shumë individë të tjerë, të identifikuar si familjarë e bashkëpunëtorë të bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës. Lala theksoi se nga dosja me 30 të pandehur dhe 12 shoqëri, Veliaj ka numrin më të lartë të akuzave, me 13 prej tyre. “Është përfunduar hetimi për Veliajn dhe personat e tjerë dhe është gjyqtarja Etleva Deda, e cila ushtron funksionin e gjyqtares që kur janë themeluar Krimet e Rënda. Veliaj kërkon zbutjen e masës se hetimi është mbyllur, se nuk intimidon dëshmitarët dhe nuk ka pushtet politik. Janë 30...