Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama fut parlamentin në xhep/ Abilekaj: Kabineti i ri, një tufë papagajsh, sekretarë të bindur e pa profil politik
Gazetari Enton Abilekaj, teksa foli mbi asamblenë e sotme të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ri qeveritar, e cilësoi qeverinë Rama 4 si një strukturë të ndërtuar vetëm për t’i shërbyer autoritetit absolut të kryeministrit.Sipas Abilekajt, “të komentosh përbërjen e qeverisë nuk i vlen, sepse është e qartë që kemi një qeveri që gjithmonë e më shumë po i ul profilin, në funksion të rritjes së pushtetit personal të Edi Ramës”. Ai theksoi se Rama jo vetëm që ka nënshtruar qeverinë, por tashmë po synon kontroll total edhe mbi drejtësinë dhe pushtetin legjislativ, duke e futur parlamentin “në xhep”.Gazetari e quajti ekzekutivin e ri një “qeveri papagajsh”, të mbushur me figura pa profil politik, të cilët njihen më shumë si sekretarët e Ramës se sa...