Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Komploti për grusht shteti “fundos” ish-presidentin e Brazilit, Bolsonaro dënohet me 27 vite burg
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Brazilit, pasi u shpall fajtor për udhëheqjen e një komploti për grusht shteti ushtarak pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Vendimi historik u mor nga një panel prej pesë gjyqtarësh, ku katër votuan për dënim dhe një për lirimin e tij. Bolsonaro akuzohet se ka kërkuar ndërhyrje të ushtrisë për të qëndruar në pushtet dhe se ka përhapur akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve. Përveç burgut, Bolsonaro është ndaluar të kandidojë për poste publike deri në vitin 2033, duke përjashtuar çdo mundësi rikthimi në zgjedhjet presidenciale të 2026-ës. Ai aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie, pasi autoritetet e konsideruan rrezik për arratisje....