Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eksperti i IT: Diella e sigurt që do gabojë me tenderat! Rama të mos e prezantonte si ministre
Besmir Semanaj, ekspert IT, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” me Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2 CNN u shpreh i bindur se ministrja e re e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, do të gabojë me tenderat. “Që Diella do të gabojë me tenderat është e sigurtë, pasi edhe Open AI ka gabime. Ka gjyqe që po hapen kundër Open AI sepse mund të dërgojë njerëz deri në vetëvrasje. Imagjino tani një agjent AI shqiptar, i trajnuar dhe i trajtuar me të dhënat që shteti shqiptar aktualisht ka, të marrë vendime politike. Inteligjenca Artificiale është një mjet shumë i rëndësishëm për të minimizuar korrupsionin nëse përdoret siç duhet, por nuk është një mjet që mund të marrë vendime politike”, tha Semanaj....