Emërimi i Diellës bujë në mediat e huaja, “The Guardian”: Tenderët burim skandalesh në Shqipëri, bandat pastrojnë…

Emërimi i Diellës bujë në mediat e huaja, “The Guardian”: Tenderët burim skandalesh në Shqipëri, bandat pastrojnë…

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re eksperimentale të qeverisjes digjitale. Kryeministri Edi Rama prezantoi dje anëtaren më të re të kabinetit të tij, “Diella”, ministren e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Ajo nuk ka zyrë, nuk ka trup, nuk bën konferenca shtypi, por do të ketë në dorë një nga fushat më të rëndësishme e më të korruptuara të shtetit shqiptar: prokurimin publik. Diella, e cila do të thotë “Diell” në shqip, është pjesë e platformës e-Albania, ku që prej janarit ndihmon qytetarët përmes komandave zanore të navigojnë mbi 95% të shërbimeve publike që tashmë ofrohen online. Rama e quajti këtë një revolucion administrativ. “Diella, anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca...