Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FBI publikon videon e të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, shpërblim 100,000 dollarë për atë që jep informacione
FBI dhe autoritetet e Utah-ut kanë publikuar një video të re që tregon të dyshuarin për të shtënat fatale ndaj figurës konservatore amerikane, Charlie Kirk, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Në pamjet dramatike, një person shihet duke vrapuar mbi çati dhe më pas duke kërcyer disa metra në tokë për t’u zhdukur në një zonë të pyllëzuar aty pranë. (Kliko për të parë videon) Së bashku me videon, autoritetet kanë publikuar fotografi të një “personi me interes”, i cili ishte veshur me një bluzë të zezë që kishte një flamur amerikan dhe këpucë Converse. Identiteti i tij mbetet i panjohur, dhe policia bën thirrje për ndihmën e publikut. FBI ofron një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacion që çon në arrestimin e të dyshuarit....