Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi, hidhen me brirë…
Tirana pritet të shkojë në zgjedhje, nëse Edi Rama ia del të shkarkojë nga detyra, Erion Veliajn, i cili vijon të jetë në paraburgim, që prej shkurtit të këtij viti. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Andi Bushati, tha se opozita nuk duhet të hyjë në këto zgjedhje, pasi procedura për shkarkimin e Veliajt do të jetë e paligjshme. Analisti shtoi se Manastirliu i fiton zgjedhjet, madje tha me humor se edhe “ministrja” me inteligjencë artificiale, Diella, do t’i fitonte zgjedhjet po të ishte kandidate, mjafton të kandidojë për PS. “Po të jetë opozitë e fortë, nuk hyn në zgjedhje. Nëse procedura e shkarkimit është e paligjshme, opozita nuk duhet të futet në zgjedhje. Ata janë budallenj si demi dhe hidhen...