RTSH drejt kolapsit: Borxhet e papaguara vënë në rrezik pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision

RTSH drejt kolapsit: Borxhet e papaguara vënë në rrezik pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision

Radio Televizioni Shqiptar ndodhet përballë një prej krizave më të mëdha financiare në historinë e tij, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës. Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”. “Falënderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë...