Drama e Agostinellit: Humbja e djalit ma përvëloi zemrën, koha nuk shëron asgjë…

Drama e Agostinellit: Humbja e djalit ma përvëloi zemrën, koha nuk shëron asgjë…

12 Shtator 2025 7:57 Alfred Lleshi Andrea Agostinelli, i lidhur ngushtë me futbollin italian, por që ka drejtuar edhe Partizanin e Flamurtarin në Shqipëri, ka kaluar një nga dhimbjet më të mëdha që një prind mund të përjetojë: humbjen e djalit të tij. 68-vjeçari rrëfeu përvojën dramatike familjare. Djali i tij, Gianmarco, u gjet pa jetë më 24 gusht 2014, në moshën 33-vjeçare, në një hotel në Montecatini Terme. Shkaku i vdekjes lidhej me përdorimin e kokainës, varësi që kishte nisur më 2003, kur Agostinelli drejtonte Napolin. “Kur e zbuluam, na tha: E bëjnë të gjithë. E dërguam në qendër komunitare, u fut edhe në futboll, debutoi në C2, por nuk mjaftoi”, – kujton trajneri. Dhimbja e humbjes nuk është shuar kurrë: “Kur humb një...