Zhegrova te Juventusi: Përfaqësoj të gjithë shqiptarët, më dha bekime edhe kryeministri Rama

Zhegrova te Juventusi: Përfaqësoj të gjithë shqiptarët, më dha bekime edhe kryeministri Rama

Adriatik BALLA Edon Zhegrova u paraqit për herë të parë në konferencë për media si futbollist i Juventusit. Ai u tha gazetarëve se i përfaqëson të gjithë shqiptarët. “Kryeministri i Shqipërisë është mbështetës i madh i Juventusit, kështu që ishte shumë i lumtur dhe krenar. Ai më ndihmoi shumë me këtë dhe jam vërtet mirënjohës. Ai ma dha këtë pasaportë, sepse unë përfaqësoj gjithë komunitetin shqiptar dhe jam krenar për këtë”, ka thënë Zhegrova. Në fund të muajit gusht Zhegrova u pajis me pasaportë të Shqipërisë, derisa transferimin te Juventusi e kompletoi në fillim të këtij muaji. Pajisja me pasaportë shqiptare ia lehtësoi kalimin Zhegrovës te Juventusi. Në mars të vitin të kaluar, Federata e Futbollit e Italisë mori vendim që futbollistët shqiptarë të konsiderohen...