Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin izraelit ndaj Katarit
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan sulmin izraelit ndaj Katarit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të “shfrytëzojnë mundësinë për paqe”. “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën dënimin e tyre për sulmet e fundit në Doha, territorin e një ndërmjetësi kyç, më 9 shtator”, thuhet në një deklaratë të anëtarëve të Këshillit, në të cilën është shprehur “keqardhje e thellë për humbjen e jetës civile”. “Anëtarët e Këshillit nënvizuan rëndësinë e deeskalimit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Katarin”, shtoi deklarata. Duke theksuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit, më tej në deklaratë thuhej: “Anëtarët e Këshillit rikujtuan mbështetjen e tyre për rolin jetësor që Katari vazhdon të luajë në përpjekjet e ndërmjetësimit në rajon, së bashku me Egjiptin dhe...