Vrasja e Charlie Kirk, Kryepeshkopi Elpidophoros: Ai që përdor plumbin në vend të fjalës pasqyron një plagë të thellë në vetë shpirtin e Amerikës

Vrasja e Charlie Kirk, Kryepeshkopi Elpidophoros: Ai që përdor plumbin në vend të fjalës pasqyron një plagë të thellë në vetë shpirtin e Amerikës

Kryepeshkopi Elpidoforos i Amerikës është thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur pas vrasjes së aktivistit, autorit dhe gazetarit, si dhe bashkëthemeluesit të organizatës “Turning Point USA”, Charlie Kirk, gjatë një fjalimi në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem. Në një deklaratë në faqen e internetit të Kryedioqezës së Amerikës, ai vëren se “Charlie Kirk u vra në kulmin e jetës së tij, duke lënë pas gruan e tij të dashur, Erica dhe dy fëmijë të vegjël”. “Humbja e tij,” thekson ai, “është e pallogaritshme dhe dhembja e tyre duhet të jetë dhembja e të gjithëve ne. Sot, Amerika vuan me familjen e të vrarit Charlie Kirk. Shpresoj dhe lutem që Zoti të ofrojë ngushëllimin e Tij, të përqafojë gruan dhe fëmijët me mëshirën e...