U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

Blendi Gonxhja ka reaguar pas propozimit te Kryeministrit për detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shpreh mirënjohje për besimin e kryeministrit ndaj tij, teksa nga ana tjetër i uron suksese edhe kolegëve. Ndër të tjera Gonxhja nënvizon se ky mandat lidhet me sfidat e ‘ShqipëriaTuristike2030’, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve apo rritjen e investimeve në infrastrukturën kulturore. Postimi i plotë: Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin për të vijuar si pjesë e kabinetit qeverisës në mandatin e katërt, në detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ky mandat lidhet ngushtë me sfidat e ShqipëriaTuristike2030: zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe...