Baton Haxhiu: Rama dhe Ogerta betejë për Tiranën!

Baton Haxhiu: Rama dhe Ogerta betejë për Tiranën!

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Baton Haxhiu komentoi ndryshimet e fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ndryshimet sinjalizojnë një prerje të fortë me të shkuarën politike brenda PS-së, veçanërisht me figurën e Erion Veliajt, për të cilin tha se “politikisht ka vdekur”. “Rama bëri prerjen me të kaluarën njeriun kryesor dhe atë më pak kryesor që nuk u përmendën vetëm kur tranzicionit kaloi te Ogerta Manastirliu. Erion Veliaj sot politikisht ka vdekur, ka mbaruar. Është shumë e vështirë që t’i jepet fundi dikujt në një asamble politike. Ajo që është e rëndësishme është që Rama ka vendosur dy kritere qeverisëse; një kriterin e veprimit dhe e dyta është...