Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Manastirliu në garë për Tiranën/ Kristaq Kume: Ja kush do e marrë mandatin e saj
Tema “pikante” e ditës së sotme nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ishte fakti se Tirana do të futet në zgjedhje të pjesshme këtë sezon, e kjo për shkak se Erion Veliajt ndodhet në ambientet e paraburgimit pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Rama, përgjatë fjalimit të tij në Asamble, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë Tiranë. Ky propozim, ishte dukshëm i papritur për Manastirliun, ashtu sikurse nuk dihej me saktësi fati i kryeqytetit nëse do të përfshihej në zgjedhje të parakohshme apo jo. Por çfarë ndodh me mandatin e deputetës së Manastirliut? Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit”, në Klan News, nga ku dhe analizoi aspektin ligjor për mandatin...