Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Teoritë e komplotit mbi vrasjen e Charlie Kirk: Ai gjest i panatyrshëm është një sinjal për vrasësin
Charlie Kirk po fliste përpara një turme studentësh në kampusin e universitetit të Utah. Ishte një nga takimet e tij “provo që jam gabim”, ku influencuesi më i ri pro-Maga në Amerikë sfidonte këdo që të provonte se ai kishte gabim. Ai i organizonte shpesh këto, së bashku me shoqatën e tij jofitimprurëse “Turning Point” që e kishte themeluar në vitin 2012 dhe përmes së cilës ishte shndërruar në pikë referimi për të rinjtë dhe adoleshentët e lidhur me Trump dhe idetë anti-ëoke. Videot që tregojnë vrasjen e tij bënë xhiron e botës. Dhe të internetit. Plumbi e godet në qafë dhe ai bie përdhe, në gjendje shumë të rëndë, për të vdekur pak më vonë në spital. Identiteti i snajperistit mbetet ende i panjohur....