Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja. Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Moskës me Minskun. “Ne i bëjmë thirrje Varshavës të shqyrtojë pasojat e këtyre hapave destruktivë dhe të rimendojë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një deklarate më 11 shtator. Mbyllja e kufirit po bëhet “për të justifikuar politikën e përshkallëzimit të mëtejmë të tensioneve në Evropën qendrore”, shtoi ajo....