Sulmi i 11 shtatorit në SHBA/ Berisha: Terrorizmi, armik i popujve të lirë! Shqipëria do vijojë të kontribuojë në luftën globale

Sulmi i 11 shtatorit në SHBA/ Berisha: Terrorizmi, armik i popujve të lirë! Shqipëria do vijojë të kontribuojë në luftën globale

Në një mesazh përkujtimor me rastin e 11 Shtatorit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA, duke e cilësuar atë si ‘sulmin më të madh terrorist në histori’. Nëpërmjet një statusi në FB, Berisha theksoi se organizata Al Qaeda ishte përgjegjëse për aktin barbar që mori jetën e afro 3 mijë njerëzve të pafajshëm dhe solli një reagim të fuqishëm nga SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë Shqipërinë. Postimi i plotë i kreut të PD: Të dashur miq. Sot kombi i madh amerikan, miqtë e tij në mbarë botën kujtojnë viktimat e sulmit terrorist me avionë pasagjerësh mbi kullat binjake në New York, Pentagonin në Washington më 11 shtator 2001. Organizata terroriste Al Qaeda ishte...