Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë! Mobilizohet edhe Franca
Polonia ka njoftuar dislokimin e rreth 40 mijë trupave ushtarake përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe Ukrainën, si reagim ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të zhvilluara nga Rusia dhe Bjellorusia. Sipas agjencisë turke Anadolu, numri i trupave u rrit menjëherë pas një sulmi rus me dronë, që ka alarmuar autoritetet polake. Përveç dislokimit ushtarak, Varshava ka vendosur edhe kufizime të trafikut ajror në kufirin lindor, një masë që do të mbetet në fuqi deri në fillim të dhjetorit. Sipas qeverisë polake, kjo është bërë “në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare”. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se Franca ka dërguar tre avionë luftarakë Rafale në Poloni, për të kontribuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të aleatit të NATO-s.