Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kikia: Lajmi sot ishte fundi i sagës së Erion Veliajt në raport me qeverinë dhe bashkinë
Mentor Kikia komenton emrat e qeverisë Rama 4, për të cilët tha se lajmi i ditës së sotme ishte fundi i sagës Veliaj në raport me qeverinë për bashkinë e Tiranës. ”Lajmi i ditës së sotme ishte fundi i sagës Veliaj në raport me qeverinë për bashkinë e Tiranës, sepse kishte një dilemë për zhvillimin e zgjedhjeve në bashki, por mesa duket ka pasur një rastësi që nuk besoj se është e tillë, me dërgimin e dosjes së tij në gjykatë nga ana e SPAK-ut, 2 ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS-së. Në Tiranë do të ketë zgjedhje dhe besoj se ky është lajmi i rëndësishëm i kësaj dite”.