“Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

“Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

Kryeministri Edi Rama këtë enjte shpalosi prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati i katërt, duke prezantuar edhe kabinetin e katërt qeverisës. Në një emision televiziv, analisti Martin Leka komentoi qeverinë e re, për të cilën tha se shihet një progres në zgjedhjet e prezantuara. “Surpriza më e madhe është Erion Veliaj që sot më vjen keq ta them, por “u varros” politikisht, po do të shohim më tej se si do të procedojë. Ndërsa ministri digjitale është tjetër gjë…Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, ‘lajm botëror’”, tha Leka.