Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Qeveria e mandatit të katërt, analisti “zbërthen” skenarin e Edi Ramës, çfarë fshihet pas emrave të zgjedhur
Kryeministri Edi Rama, si dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi këtë të enjte emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Emra të rinj në krye të ministrive, rikonfirmime, por edhe surpriza në listën e shpallur nga z.Rama.Lexo edhe :Related Posts Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, e cilësoi listën e Ramës si të pritshme. Ai nënvizoi se kryeministri ka zgjedhur në pozicionet kryesore emrat e besuar, ndërkohë nga ana tjetër ka sjellë rifreskim në qeveri me emrat e rinj. Sa i përket shkarkimit të z. Erion Veliaj dhe zgjedhjes së kandidates Ogerta Manastirliu, Hasimja u shpreh se nuk ishte...