Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën
Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou, i larguar nga posti për shkak të mosmiratimit të buxhetit. Lecornu premton ndryshim dhe “ndarje të thellë” me politikën e vjetër, ndërsa përballet me sfidën e vështirë për të siguruar mbështetjen e parlamentit të ndarë dhe të paqëndrueshëm për miratimin e buxhetit të ri. Nëse dështon, edhe ai rrezikon të rrëzohet në pak javë, si paraardhësit e tij. “Do të arrijmë atje… Asnjë rrugë nuk është e pamundur,” tha Lecornu, duke theksuar nevojën për kreativitet dhe seriozitet në bashkëpunimin me opozitën. Ai pritet të formojë qeverinë e re në javët në vijim, ndërsa Franca po përjeton protesta masive dhe tensione politike, me dhjetëra mijëra protestues...