Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama 4” prezanton emrat e rinj, ja kush do të marrë drejtimin e ministrive kyçe
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama shpalli kabinetin e ri qeverisës. Por, kush janë ministrat e qeverisë “Rama 4”? Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)Balluku është ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019, si dhe Zv. Kryeministre që prej gushtit të vitit 2022. Balluku është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për menaxhimin e shërbimeve të lundrimit ajror (Air Navigation Services Management). Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)Koçiu ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...