Shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

Shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 20:19 Kryeministri britanik Keir Starmer ka shkarkuar ambasadorin e vendit të tij në Shtetet e Bashkuara. Ai e justifikoi këtë veprim me lidhjet që Peter Mandelson kishte me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, i cili abuzoi dhe shfrytëzoi sistematikisht me të miturit për vite me radhë dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në vitin 2019. Sipas autoriteteve amerikane, Epstein kreu vetëvrasje. Stephen Doughty, Ministër i Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret Britanike Jashtë Shtetit, i tha Dhomës së Komunave të enjten se vendimi u mor pas publikimit të email-eve që Mandelson i dërgoi Epstein-it, të cilat ai tha se tregonin “se thellësia dhe shkalla e marrëdhënies së Peter Mandelson me Jeffrey Epstein ndryshon...