Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Në vitin 2029 jemi në luftë”/ Ngre alarmin komanda gjermane: Na duhen 100 mijë trupa aktivë
Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç 62,000 trupave të saj ekzistuese për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s që synojnë të rrisin gatishmërinë për kërcënimin në rritje të agresionit rus. Kështu ka bërë me dije komandanti i saj në një dokument konfidencial të parë nga Reuters. “Është e domosdoshme që ushtria të bëhet mjaftueshëm e gatshme për luftë deri në vitin 2029 dhe të ofrojë aftësitë që Gjermania i premtoi (NATO-s) deri në vitin 2035”, shkroi Shefi i Ushtrisë Alfons Mais në një letër të datës 2 shtator, drejtuar shefit të shtabit të mbrojtjes, Carsten Breuer. Mais tha se arritja e këtyre objektivave ishte e pamundur me nivelet e personelit të miratuara aktualisht, të cilat përfshijnë edhe 37,000 trupa joaktive. Gjermania...