Procedura për formimin e qeverisë së re/ Pas votimit në parlament, qeveria e re dekretohet nga presidenti Begaj

Procedura për formimin e qeverisë së re/ Pas votimit në parlament, qeveria e re dekretohet nga presidenti Begaj

Pas zgjedhjes së ministrave të rinj nga Kryeministri Edi Rama sot, procesi kushtetues për formimin e qeverisë së re vazhdon me hapa konkretë nesër, më 12 shtator. Sipas procedurave të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deputetët e rinj do të mblidhen në Kuvend për tu betuar. Nesër rreth orës 10:00, Kuvendi do të hapë dyert për 140 deputetët e rinj, të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kjo është mbledhja e parë e plotë pas zgjedhjeve, ku deputetët do të betohen zyrtarisht para flamurit dhe Kushtetutës, duke konfirmuar legjitimitetin e tyre. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të drejtojë ceremoninë e betimit, siç parashikon neni 82 i Kushtetutës. Kjo hap esencë për të siguruar kuorum-in e nevojshëm (të paktën 71 deputetë) për...